Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hedh çantën me hashash sapo sheh policinë te “Tuneli”, arrestohet 27-vjeçari

13:56 / August 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dozat me kanabis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar për shitje narkotikësh. I riu sapo ka parë efektivët në zonën e njohur si “Tuneli”, mes blloqeve të pallateve ka hedhur në tokë një çantë të zezë me kanabis.

NJOFTIMI I PLOTE

Vijon kontrolli i imtësishëm i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e personave që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike në brendësi të lagjeve të kryeqytetit.

Vijon operacioni policor i koduar “Tuneli”.

Në vijim të operacionit kapet dhe vihet në pranga një tjetër shpërndares i lëndeve narkotike.

Sekuestrohen 22 doza me cannabis sativa, dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Tuneli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas, ka vijuar puna me kontrolle të tjera, midis blloqe pallatesh nisur dhe nga shqetesimi i qytetarve, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B. 27 vjeç, pasi në zonën e quajtur “Tuneli”, midis blloqe pallatesh, ky shtetas sapo ka pare sherbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një çantë të zezë dore, dhe është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës që mbante ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 22 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Vijon puna për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja

14:17 / November 12, 2026

“Charls” godet sonte Shqipërinë/ Stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit, veriu më i rrezikuar

14:13 / November 12, 2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.