Martesa më e shkurtër e vitit 2019 është shënuar në Kuvajt.Një çift i ri, ka kërkuar divorcin pas 3 minuta pasi i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit.Sapo u celebruan në dalje të ndërtesës, nuses i ndodhi një incident me veshjen dhe u pengua. Ndërkohë burri e ofendoi duke i thënë ‘Budallaqe’.
Menjëherë sapo dëgjoi fjalët, ajo u kthye mbrapa dhe kërkoi divorcin. ‘Nëse më ofendove pas tri minutash martese, çfarë do të bësh në të ardhmen?’, tha nusja.Kështu ata u ndanë dhe tashmë po diskutohen në të gjitha rrjete sociale.