Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse që ndodhi sot pasdite në Berat.
46-vjeçari Shkëlqim Metkaj i cili humbi jetën pasi ra nga lartësia, ishte punonjës i Drejtorisë Bujqësore në Bashkinë Berat, dhe që prej paradites ishte në terren me kolegët e tij. Ai ishte duke prerë një lis shekullor i cili ishte anuar dhe rrezikonte të binte në rrgë.
Në momentin që është rrëzuar, Metkaj ka qenë me sharrë elektrike në dorë sipër në vinç, teksa kur ka dashur të vendosë këmbën në sharrë ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Ndërkohë, sharra elektrike i është shkëputur nga dora dhe ka rënë në drejtim të kundërt, në mes të rrugës kryesore, duke rrezikuar edhe kalimtarët.
