Partizani vazhdon përgatitjet në Ohër për sezonin e ri, ndërsa pret përgjigjen nga Lozana për të vendosur se çfarë do të bëhet me merkaton e kliubit. Por te të kuqtë ka besim se mund të ndryshojë situata aktuale e merkatos së bllokuar dhe për këtë aryse po mendojnë të afrojnë që tani në stërvitje disa prej lojtarëve që kanë planifikuar për vijimin e edicionit.
Sipas RTSH, drejt Ohrit ka udhëtuar edhe një nga këta emra të rinj, Eni Imami, i cili pritet të jetë një opsion më shumë për mbrojtjen e Partizanit. Futbollisti i cili ishte pjesë e Tiranës dhe Skënderbeut në edicionin e kaluar është një njohje e vjetër e Dajës, i cili ka insistuar që ta këtë edhe në radhët e të kuqve, duke besuar se me eksperniencën që ka, mund të zgjidhe probleme në pozicione të ndryshme në fushën e lojës.
Ndërkohë, po ecet me hapa pozitiv drejt rinovimit të Esat Malës, i cili duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet me klubin dhe po bëhet gait që të hedhë firmën në kontratën e re me kryeqytetasit.
