Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte në kërkim për përndjekjen e një vajze.
Sipas hetimeve zyrtare, F.D në mënyrë të vazhdueshme e kishte përndjekur 28-vjeçaren e cila më pas e kishte denoncuar në polici.
NJOFTIMI I PLOTE
Fier
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. D., 46 vjeç, banues në Metaj, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 28-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja”.
