Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Bulqizës pasi ka dhunuar nënën dhe motrën e tij. Sipas burimeve zyrtare ndaj tij rëndon akuza e dhunës në familje.
Burime për tirananews bëjnë të ditur se i riu dhjetë ditë më parë ishte proceduar në polici për përndjekjen e një shtetaseje. “Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 27-vjeçare”, thuhej në njoftimin e asaj dite të policisë.
Ndërkaq, policia e Dibrës bën të ditur se një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur disa sende në shtëpinë e një shtetasi.
NJOFTIMI I PLOTE
Bulqizë
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij, arrestohet në flagrancë 27- vjeçari.
Në pranga dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Vjedhje”
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasit: H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. Vepra penale “Dhunë në familje”
Gjithashtu u arrestua në flagrancë nga Policia, shtetasi E. D., 21 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e shtetases D.H.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
