Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Sarandës pasi ka aksidentuar një 7-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Potam ku e mitura ishte duke kaluar rrugën. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. Xh., 49 vjeç, banues në Himarë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin Toyota në aksin rrugorë Himarë-Potam, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur policia.
