Një 48-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka goditur me sende të forta një tjetër grua. Kjo e fundit fatmirësisht është në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se të dy gratë janë konfliktuar për motive banale, çka ka degjeneruar në dhunë fizike.
“Policia ka arrestuar shtetasen I. Ll., 48 vjeçe, banuese në fshatin Nivicë, Himarë, pasi më datë 26.08.2020, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta shtetasen L.Gj., e cila ndodhet e shtruar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
