Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nëse keni probleme me gjumin, provoni të konsumoni këto ushqime para se të flini

12:43 / August 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tershere1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë e dimë se gjumi është gurthemeli i mirëqenies tonë dhe normalisht orët që na nevojiten për një shëndet të mirë janë 7-9 orë. Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme. Ja disa ushqime të cilat e “tërheqin” gjumin si me magnet:

Kosi

Mikrobioma e stomakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e gjumit. Studimet thonë se bakteret e stomakut kontrollojnë jo vetëm humorin dhe nivelet e stresit por edhe ritmin e të fjeturit. Ato kanë nevojë për ushqim dhe probiotikët janë më të shëndetshmit për mikrobiomën. Kosi është shumë i pasur me probiotikë dhe sipas ekspertëve, ai duhet ngrënë tre deri në katër herë në javë. Duke përmirësuar mikrobiomën, kosi do ju ndihmojë të flini më mirë.

Bajamet

Një sasi prej 30 gramë me bajame ofron 25% të nevojës ditore për magnez. Mungesa e këtij minerali është e lidhur drejtpërdrejtë me pagjumësinë. Bajamet mund t’i përzieni me kos ose t’i përfshini në sallata.

Vishnjet

Vishnjet janë të pasura me melatoninë, një hormon që është i domosdoshëm për përmirësimin e gjumit. Vishnjet dhe lëngu i tyre janë jo vetëm freskues për organizmin por edhe të pasura me melatoninë. Njerëzit që hanë vishnje rregullisht, bëjnë një gjumë më të qetë.

Tërshëra

Tërshëra është një burim shumë i pasur karbohidratesh dhe magnezi. Karbohidratet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Tërshërën mund ta hani në darkë ose në mëngjes duke e kombinuar me ushqime të tjera të mira për gjumin siç janë bajamet.

Mjedra

Mjedra është shumë e pasur me fibër e cila e ndihmon njeriun të flejë mirë dhe gjatë. Të rriturit kanë nevojë për 25-35 gramë fibër në ditë dhe një filxhan me mjedra ofron 9 gramë fibër. Burime të tjera të fibrës që ju ndihmojnë të flini mirë janë farat chia dhe kivi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, strehoi 7 emigrantë sudanezë për kalim drejt BE

12:45 / August 27, 2026

“Klienti im s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e Ergys Agasit

11:44 / August 27, 2026

E-mail kërcënues në disa institucione në qytete të ndryshme, pretendohet për bombë

11:40 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.