Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

The Economist: Si ka ndryshuar mënyra e komunikimit mes nesh?

17:25 / August 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komuna 750x375 1 1 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përgjatë viteve të fundit, mënyra e komunikimit tonë ka pësuar një revolucion.

Kufijntë fizikë janë shembur, duke e bërë çdo cep të botës lehtësisht të aksesueshëm me një klik. Ndërkohë dhe Pandemia e Covid-19 i ka dhënë një shtysë këtij ndryshimi duke zhvendosur shumë individë dhe kompani drejt punës online.

Në këtë kuadër, The Economist organizoi një event online, të mbështetur nga Misioni Winnow, ku disa nga ekspertët e teknologjisë na mësuan më shumë se si lidhemi me njëri-tjetrin, si po ndryshon dhe çfarë do të thotë kjo për speciet më të shoqërueshme në planet.

Sipas Marian Salzman Zv Presidente e Komunikimit në Philip Morris, ajo që kemi mësuar është shmangia e asaj që ne nuk duam të dëgjojmë.

Të mësuarit e distancimit do të jetë hapi tjetër i rradhës .

“Ne kemi ardhur në atë moment kur mund të dëgjojmë atë që duhet të dëgjojmë, ne mund të arrijmë të marrim pjesë në biseda që kanë rëndësi për ne. Këtu janë vetëm dy zgjedhje për të qenë të pranishëm ose të mungojmë për sa kohë që ekzistojnë dy mundësi online ose offline. Kjo do të jetë pjesë e normalitetit të ri.”

Potenciali i realitetit virtual është diskutuar shumë, duke shndërruar mënyrën se si lidhemi me njëri-tjetrin, si dhe bashkëveprojmë me mjedisin tonë fizik. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e teknologjisë po parashikojnë një të ardhme ku komunikimi holografik bëhet kufiri i ri.

Ekspertët folën dhe për polarizimin e zhurmës që vjen nga media sociale dhe kanale të ndryshme komunikimi.

Polly Curtis, ish-redaktore në Tortois Media përmendi se “Njerëzit po zgjedhin pikëpamjet e tyre dhe nuk janë të hapura për sfida. Tani ne kemi përgjegjësinë për të kuruar jetën tonë, çfarë media sociale të ndjekim dhe çfarë të ndjekim në mediat sociale dhe të dëgjojmë njerëzit me të cilët jemi dakord dhe njerëzit me të cilët nuk jemi dakord; është një punë e jashtëzakonshme kuruese. Tani është e rëndësishme të menaxhojmë informacionin që po marrim nga të gjitha vendet e ndryshme “.

Megjithatë, ndryshimi i shpejtë në mënyrën se si ne lidhemi me njëri-tjetrin ka mangësitë e tij. Ekspertët shqetësohen për ndikimin e përdorimit të ekranit dhe mediave sociale, i cili është më i rëndësishëm se kurrë dhe për më të moshuarit. Siç tha Salzman, “në ditët e sotme njerëzit e moshuar ndjejnë një presion të konsiderueshëm për të fituar aftësitë teknike që duhet të kenë dhe të jenë në gjendje të përdorin të gjitha këto mjete. Unë mendoj se ata janë më të pakënaqurit, sepse nuk ndjehen të socializuar në jetën e tyre ”.

E pyetur në lidhje me industrinë e duhanit, e cila nuk është si industritë e tjera që mund t’i afrohen lehtësisht klientëve të tyre përmes mediave sociale, duke folur nga perspektiva e Philip Morris, Marian Salzman theksoi se: “Ne nuk mund të lidhemi me konsumatorët tanë dhe korporatat tona kanë kufizime të ndryshme në vende të ndryshme, por ne kurrë nuk i vendosëm produktet tona në radhë të parë. Ajo çfarë po bëjmë tani është krijimi i vetëdijes për reduktimin e dëmit, metodologjitë e reja shkencore dhe ne kërkojmë nga njerëzit të bashkëveprojnë me ne për ndryshimet që kemi bërë në këto dekadat e fundit ”.

Ajo këshillon që në situata si kjo, të gjithë duhet të bëhemi më kreativë, më të zgjuar dhe më të ndjeshëm në mënyrë që të ndajmë mesazhet. “Nëse jeni pjesë e një industrie të ndjeshme, duhet të merrni pjesë në dialog dhe ajo që është më e rëndësishme është të dëgjoni ato që thonë njerëzit e tjerë”, tha Salzman.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026

Sulmet ruse me dronë godasin pikat e karburantit në Ukrainë, qindra objekte të dëmtuara

11:59 / August 26, 2026

Avioni që dyshohet se transportonte drejtorin e CIA-s largohet nga Moska, çfarë thonë burimet ndërkombëtare

11:28 / August 26, 2026

Administrata Trump shtrëngon kontrollet, SHBA pezullon vizat imigruese në mbarë botën

10:54 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.