Italia po përgatitet të hapë shumë shpejt shkollat. Në shtetin fqinj, ekspertët kanë rekmanduar maska transparente për mësuesit. Koordinatori i projektit, Agostino Miozzo, është shprehur se maskat transparente do të ishin një alternativë e shkëlqyer, pasi nxënësit mund të shohin shprehitë e fytyrës.
Më tej ai shton, se po vlerësohet nëse kjo metodë është apo jo e sigurtë.
“Ne jemi duke vlerësuar karakteristikat e maskave transparente për operatorët e kopshteve dhe çerdheve. Pse jo, edhe për mësuesit e shkollave fillore”, është shprehur Miozzo.
Eksperti ka theksuar më tej, se nxënësit mund ta kuptojnë më mirë mësimin nëse shohin shprehitë e fytyrës. Këto maska tashmë përdoren edhe nga të shurdhërit.