Forcat e policisë mëngjesin e sotëm kanë shoqëruar një person, i cili pas ka bërë një aksident me motor në afërsi të Vorës ka tentuar të largohet nga vendngjarja.
Megjithëse i riu ka vrapuar për t’u larguar, duket se dy policë që e kanë parë situatën dhe i janë vënë pas duke e ndaluar. Megjithëse rezistenca e qytetarit nuk ishte aq e fortë, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë disa shqelmave të njërit prej policëve.
Ndiqni më poshtë videon e ardhur në redaksinë e Tirananews.al
