Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter ka goditur Greqinë në orën 00:18 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë 15 km në veri të Igumenicës.
Thellësia ishte 25 km, por lëkundjet ishin të forta sa u ndjenë deri në juglindje të Elbasanit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

