Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në sitën e vettingut, sot në KPK kreu i Gjykatës Administrative

09:07 / February 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eriol roshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në sitën e vettingut sot kalon kreu i Gjykatës Administrative, Eriol Roshi. Ai do të dalë para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të kryesuar nga Genta Tafa Bungo, dhe anëtar Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.


Në seancën dëgjimore ai tha se nuk ka konflikt interesi me trupën gjykuese, dhe se prej 14 vitesh ushtron detyrën e tij. Ndërkaq, KPK nga ana e saj tha se Roshi nuk ka probleme me pasurinë. Seanca e vendimit do të jetë më 7 shkurt.

Por cila është pasuria e Roshit në vite?
Referuar investigative BIRN, Eriol Roshi mbaroi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006-të dhe punoi fillimisht në Gjykatën e Durrësit.

Në tetor të vitit 2006 ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e shkallës së parë në Berat, ndërsa në vitin 2013 u emërua gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët është analiza e pasurisë, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

BIRN ka bërë një analizë të deklarimit të pasurisë së Roshit ku sipas të cilës në vitin 2005 gjyqtari Roshi deklaronte se kishte nënshkruar një kontratë porosie së bashku me prindërit për blerjen e një apartamenti me vlerë 49 mijë euro, me pjesë takuese 1/3.

Në vitin 2006, subjekti deklaron se bashkë me prindërit kishte shlyer dy këste me vlerë 34 mijë euro, ndërkohë që rezulton se ai ka mungesë burimesh në këtë vit prej 543 mijë lekësh.

Ndërsa në deklaratën e vitit 2015, gjyqtari Roshi deklaron se ka blerë së bashku me bashkëshorten një apartament me sipërfaqe 110 m2 përmes kontratës së sipërmarrjes së firmosur më 13 maj 2015. Si burim të pasurisë, subjekti deklaron mbulimin e 80% të vlerës së apartamentit me kredi bankare, ndërkohë që kredia është marrë rreth 7 muaj më pas, në 2 dhjetor 2015.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kryetarit të Gjykatës Administrative të Tiranës kap vlerën e 10.9 milionë lekëve. Pjesën kryesore e përbën pasuria e paluajtshme me vlerë 7.9 milionë lekë. Ai deklaron gjithashtu kursime të akumuluara në cash prej 1.6 milionë lekësh si dhe automjete me vlerë 1.4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 16 milionë lekë. Mbi 75% e të ardhurave burojnë nga paga si gjyqtar, ndërkohë që 18.4% zënë të ardhurat e familjarëve. Ndërkohë, 5.2% e të ardhurave totale kanë si burim fitimin nga shit-blerjet e pasurive.

Duke qënë se analiza është kryer përmes një database, nuk dihet nëse pasuria e kryegjyqtarit është apo jo e ligjshme por përmes të dhënave mund të merret informacioni i nevojshëm mbi deklarimin e pasurisë të bërë ndër vite nga Roshi.

Eriol Roshi kpk Kryetari i Gjykatës Administrative të Tiranës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.