Merkato e Tiranës do të jetë e hapur, pasi bardheblutë tashmë do të kenë një ekip U-21, ë do të garojë në kampionat zyrtar, por edhe skuadrën B. Ndaj edhe me synime mdhore, për të përballuar Europa Ligën si dhe seozninm e ardhshëm në Superiore, Tirana është mjaft aktive, pasi edhe buxheti duket se po stabiliozhet tek 25 herë kampionët e vendit…
Tirana duket se është pranë nënshkrimit me Visar Bekaj, portierin e Prishtinës dhe përfaqësueses kosovare. Burime për gazetën “Zëri” në Kosovë bëjnë me dije se palët kanë gjetur dakordësinë, ndërsa Begaj do të linte kryeqytetin e Kosovës.
“Gardiani” pritet të jetë afrimi më i ri i kampionëve të Shqipërisë, që nëse do zyrtarizojnë afrimin e 23 vjeçarit do “blindonin” katërkëndëshin për disa vite. Përpara disa javësh, vetë presidenti Refik Halili ishte në Prishtinë për të ndjekur nga afër lojtarin, aty ku janë vendosur kontaktet e para serioze…
