Gjykata e Beratit ka lënë në arrest me burg inxhinierin e pyjeve të bashkisë së Beratit, Karafil Bregu.
Ai u arrestua pasi punëtori 45-vjeçar Shkëlqim Metkaj humbi jetën teksa priste disa pemë. Burri ra nga vinçi dhe gjeti vdekjen. Bregu akuzohet se nuk ka marrë masat e duhura të sigurisë. Për këtë arsye, do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit për 30 ditë.
