Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

116 milion euro për ndihmën ekonomike , tërmeti dhe Covid-19 e rritën “faturën”

19:17 / August 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
para leke 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tërmeti i 26 Nëntorit i cili la të pastrehë qindra qytetarë, por edhe situata e krijuar nga COVID-19 kanë rritur shpenzimet e buxhetit të shtetit për ndihmën ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, për periudhën Janar-Korrik 2020, janë shpenzuar për familjet në nevojë rreth 14.5 miliardë lekë apo 116 milionë euro.  Shifra ka pësuar një rritje me rreth 22.4 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019,  por me diferencë të lartë edhe me vitet paraardhëse.

Po të analizojmë të dhënat ndër vite vihet re se për mbështetjen financiare të familjeve në nevojë  nga viti 2016 dhe në vazhdim janë akorduar mesatarisht 10 deri në 11 miliardë lekë. Ndërsa diferencën e bën 7 mujori i 2020-ës që ka pësuar një rritje të ndjeshme. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i familjeve që është mbështetur me ndihmë financiare nga buxheti ka pësuar rënie graduale vit pas viti, duke bërë që në 6 vitet e fundit të dalin nga skema mbi 15 mijë familje,  ndërsa në 2019-ën ka një rritje të lehtë në raport me një vit më parë, me rreth 397 familje. Megjithatë, pavarësisht reduktimit të skemës, buxheti për këtë qëllim ka qenë në normalitet, për shkak të rritjes së masës së përfitimit./ Tv Scan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zvërneci, si u refuzua plani i parë/ Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën…

13:39 / October 4, 2026

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026

OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar

11:28 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.