Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zaev prezanton programin qeveritar: Prioritet, lufta kundër koronavirusit

20:12 / August 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zaev 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prezantimin programit, mandatari Zoran Zaev tha se një ndër prioritet e para të Qeverisë së re është lufta kundër koronavirusit dhe Ekonomia. Zaev paralajmëroi edhe reforma në administratën publike nëpërmjet shkurtimit për 20 për qind. Ai gjithashtu tha se në programin katërvjeçar të qeverisë është paraparë edhe vetingu në gjyqësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës.

“Do të shqyrtojmë disa modele për reforma në administratë dhe shkurtimin për 20 për qind me riorganizim, pensionim dhe transferimin në sektorin privat. Gjykatësit për të cilët do të dëshmohet se qëllimisht dhe me vetëdije kanë vjetërsuar lëndë, do të shkarkohen. Lëndët e Prokurorisë Speciale Publike patjetër të marrin epilog. Vendosim sistem të kontrollimit të pasurisë së gjithë funksionarëve – deklaroi Zoran Zaev, Mandatar për formimin e Qeverisë.

Mandatari Zaev tha se pas anëtarësimit të vendit në NATO, Qeveria e re do të fokusohet edhe në bisedimet me Bashkimin Europian.

“Qeveria e re është e përkushtuar në marrëveshjet e Prespës dhe atë me Bullgarinë, të cilat e bënë të mundur. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Do të vazhdojmë me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila është baza e bashkëjetesës ndëretnike. Përpara nesh është një periudhë në të cilën si shtet do të marrim shumë më tepër sesa do të japim. Ne jemi të përkushtuar të hapim 80 përqind të kapitujve të negociatave në katër vitet e ardhshme – tha Zoran Zaev-Kryetar i LSDM-së.

Kabineti i ri qeveritar të përbëhet nga 19 ministra. Ministër për Sistem politik u propozua Artan Grubi, Ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, Ministër i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministër i financave Famir Besimi, Ministër i Brendshëm Oliver Spasovski, Ministër i Drejtësisë Bojan Maricic, Ministër i Bujqësisë Arijanit Hoxha, Ministër i Transportit Bllagoj Boçvarski. Venko Filipce do të vazhdojë të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Jagoda Shahpanska do të udhëheq me Ministrinë e punës dhe politikës sociale, Goran Mileski do të udhëheq me ministrinë e Pushtetit lokal, Lupço Nikolovski si zëvendëskryeministër për Luftën kundër Korrupsionit, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Ekonomi, Nikolla Dimitrov zëvendëskryeministër për çështjet Evropiane. Kreshnik Bekteshi edhe në këtë përbërje të re do të udhëheq me ekonominë, Naser Nuredini me dikasterin e ekologjisë, Jeton Shaqiri ministër i administratës si dhe Irena Stefoska ministre e Kulturës. Zaev një ditë më para paralajmëroi se pas formimit të qeverisë do të pësojë edhe emërimi i zv.ministrave. / Alsat

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia dhe Ukraina shpërfillin marrëveshjen e Trump

22:41 / October 12, 2026

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania habit familjen siriane që kërkon azil, zbulohet letra e Home Office

20:52 / October 12, 2026

Armëpushim energjetik, Rusia “sfidon” Trump: Sulm me dronë centraleve elektrike

15:20 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.