Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhjetëra mijëra vetë protestojnë në Berlin pa maska dhe pa respektuar distancën. Çfarë kërkojnë ata?

22:35 / August 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berlin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot protestuan dhjetëra mijëra vetë në Berlin kundër kufizimeve të Coronës. Në masë të madhe protestuesit nuk respektonin masat mbrojtëse kundër pandemisë. Në demonstratë morën pjesë shumë më tepër persona, se sa ishte menduar, një sfidë për autoritetet e sigurisë në Berlin, shkruan dpa.

Përreth zonës qeveritare në Berlin u grumbulluan tre grupime të madhe njerëzish dhe mitingje. Shumë demonstrues, ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa maska, vazhduan rrugën nga Porta e Brandenburgut drejt Friedrichsstraße në Berlin, deri kur policia për shkak të mos respektimit të masave mbrojtëse, e deklaroi të përfunduar demonstratën. Kurse një protestë në monumentin e fitores dhe një miting i ekstremistëve të djathtë dhe nacionalistëve para ndërtesës së Bundestagut zgjati deri në orët e pasdites.

berlin1

Përplasje të dhunshme

Sipas të dhënave të policisë, në momentin e shpërbërjes së demonstratës ka pasur përplasje të dhunshme me policinë. Një zëdhënës i tha agjencisë së lajmeve, epd, se para ambasadës ruse, jo larg Portës së Brandenburgut, janë hedhur shishe kundër policëve. Ka pasur edhe disa ndalime nga policia.

Vetëm në demonstratën në Friedrichstraße morën pjesë sipas të dhënave të policisë rreth 18.000 vetë. Në mbrëmjen e së dielës, senatori i Berlinit për çështjet e brendshme, Andreas Geisel (SPD) bëri fjalë për disa dhjetëra mijëra demonstrues, nga 35.000-38.000 vetë.

Një pjesë e demonstratave u organizua nga lëvizja e Shtutgartit”Querdenken 711”, e cila e kreu mitingun e saj para Portës së Brandenburgut. Aty u grumbulluan edhe të rinj e të moshuar, me tollombace si edhe familje me fëmijë. Por edhe ekstremistët e djathtë bënë thirrje për demonstrata dhe u mblodhën para ndërtesës së Bundestagut në Berlin. Gjatë mitingut ata kërkuan rrëzimin e qeverisë. Mes demonstruesve shiheshin edhe simbole të lëvizjes konspirative, „Qanon”. Shumë sllogane mohonin ekzistencën e virusit Corona. Herë pas here protestuesit thërrisnin “Rezistencë”. 

berlin21

Berlin maska protestojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.