Të paktën 300 demostrues janë arrestuar gjatë protestave kundër kufizimeve të vendosura nga qeveria gjermane për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Raportohet se 38.000 njerëz dolën në rrugët e Berlin për të protestuar paqësisht kundër këtyre masave.
Protestuesit u arrestuan në tubim pasi hodhën gurë dhe shishe.

“Për fat të keq nuk kishim mundësi tjetër,”- shkroi policia e Berlinit në Tëitter, duke sqaruar se i kërkuan demonstruesve të shpërndahen por ata filluan të hidhnin gurë e shishe.
Protestuesit qëndronin afër njëri-tjetrit dhe pa maska, në kundërshtim me udhëzimet e dhëna për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Megjithëse Gjermania nuk ka një numër të lartë të prekurish sa në vendet e tjera të Evopës, shkalla e të infektuarve është në rritje.
Protesta të ngjashme janë zhilluar edhe në qytete të tjera evropiane, ku disa demonstrues e kanë quajtur virusin “mashtrim”, raporton BBC.

Mijëra u mblodhën në Sheshin Trafalgar të Londrës për të protestuar kundër kufizimeve të koronavirusit dhe 5G.
Protesta të ngjashme u zhvilluan në Paris, Vjenë dhe Zvicër.
