Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot në seancën tek krimet e Rënda ku ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij nga ana e Prokurorisë.
Tahiri shoqërohej nga avokati i tij, teksa mësoheyt se do të kërkojë që çështja të shkojë në Gjykatën e Apelit.
Organi i akuzës kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, po Tahiri ka ironizuar: “Për çfarë sekreti flisni kur unë këtu kam mesazhet se si prokuroria ka trafikuar pa fund lajme për dosjen time. Sekret hetimor s’ka më, seanca të vazhdojë me dyer të hapura”, ka thënë Tahiri. Megjithatë gazetarët kanë respektuar vendimin e gjykatëses dhe kanë dalë jashtë
