Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Krimi ekonomik kalon në sitë automjetet luksoze, sekuestrohen katër makina, rezultuan të vjedhura në Europë

14:48 / August 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Makina Luksose
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Verifikim si operacioni forca e ligjit ka nisur krimi ekonomik dhe njësia e anti-trafiqeve në policinë e shtetit për mjetet luksoze. Në më pak se 72 orë janë 4 mjete të bllokuara shoferëve të papunë por me mjete nga 80-150 mijë euro vlera, ndërsa pritet që në total të kontrollohen rreth 5 mijë mjete.

Krimi ekonomik dhe njësia e anti-trafiqeve do të kalojnë në filtër të gjithë shoferët me mjete luksoze të cilët janë proceduar për shkelje të shumta në rrugë, e nga ana tjetër rezultojnë të papunë, të paregjistruar pranë tatimeve apo sigurimeve shoqërore në vend.

Burime nga ky sektor bën me dije se vetëm përgjatë javës që shkoi katër mjete janë bllokuar nga hetimi i krimit ekonomik dhe njësia e trafiqeve pasi kanë rezultuar të vjedhura në Europë, ndërsa pas verifikimeve pronarët do ti nënshtrohen imtësisht edhe një kontrolli nga operacioni forca e ligjit OFL.

Pjesë e këtij operacioni janë ato mjete të cilat deri më tani edhe pse të gjobitura disa herë vazhdojnë e përdorin rrugët si pista garash apo janë përfshirë në veprime që kanë rrezikuar jetën e të tjerëve, përfshi parakalimet e gabuar me shpejtësi, driftin apo ndriçimet verbuese e zhurmat.

Në katër mjetet e bllokuara ka rezultuar se shoferët e tyre ishin 20-28 vjeçar të papunë, të paregjistruar pranë tatim taksave por me mjete luksoze me vlera deri në 150 mijë euro.

Ky operacion sqaruan hetuesit është shtrirë në të gjithë vendin dhe pjesë e verifikimit do të jetë, pronari, përdoruesi, punësimi i tij,  të ardhurat, numri shasisë së mjetit, dokumentet dhe origjina e krijimit të parave.

Përgjatë sezonit verorë vetëm në mjetet luksoze numri i të ndëshkuarve për shkelje të rënda arrin në mbi 600 të tillë shumica për shpejtësi mbi 110 deri në 275 km në orë.

ReportTv mëson se ky verifikim në terren vjen pas urdhrit të kryepolicit Ardi Veliu për të gjithë vartësit e tij, ndërsa detyra bazë i përket policisë rrugore për të kaluar në regjistër të gjitha të dhënat që do të mbledh në terren.

Edhe pse jo zyrtarisht në territorin shqiptarë mjetet luksoze përgjatë sezonit të verës arrin mbi 5000 në qarkullim kryesisht emigrant të përshirë në narkotrafik apo aktivitete të paligjshme jashtë vendit.

Pjesë e këtyre verifikimeve do të jenë edhe policitë homologe sqaruan burime për ReporTv kryesisht ato gjermane, italiane, franceze dhe ato angleze./ Shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.