Policia italiane ka vënë në pranga një 37-vjeçar i cili shpërndante drogë. Për të kamufluar punën e tij ai punonte si taksist.
Sipas mediave italiane, shqiptari pak para arrestimit hyri në një punishte, por pastaj ndërhyri policia që bëri të mundur arrestimin e tij. 37-vjeçari sapo i kishte shitur një dozë kokainë një klienti të tij që punonte brenda dyqanit. Në momentin e ndërhyrjes së policisë ai u përpoq të hiqte qafe një çorap që përmbante njëzet doza kokainë.
Krahas kokainës që u sekuestrua, policia gjeti edhe mbi 1500 euro në para, që vinin nga shitja dhe transferimet e tjera të mundshme dhe dy telefona.
Një kontroll u bë gjithashtu në shtëpinë e tij në San Valentino, ku policia gjeti më shumë kokainë.
