Një pasagjer rreth 55 vjeç ka rezultuar pozitiv me koronavirus teksa ka tentuar të kalojë kufirin shqiptaro-grek në Kakavijë.
Mësohet se ai ka kaluar pa probleme nga pala shqiptare, e cila nuk i kontrolloi testin që kërkohet vetëm nga pala greke. Kjo e fundit ka qenë ajo që ka zbuluar testin pozitiv duke e kthyer mbrapsht pasagjerin.
Ai kishte udhëtuar me një autobus, ndaj dhe është bërë menjëherë dezinfektimi i mjetit. Ky precedent do të shërbejë që prej ditës së nesërme të ketë kontroll të testit edhe nga pala shqiptare.
