Nëse do të rregullonte sjelljen, do të ishte pjesë e përfaqësueses shqiptare. Këto janë pak a shumë mendimet e Edi Rejas për Eros Grezdën, i cili në këto vite ka çuar dëm talentin e tij duke u bërë më shumë protagonist jashtë fushës së lojës sesa brenda saj. Por talenti i tij nuk vihet në diskutim as nga trajneri i kuqezinjve i cili pranoi se me një sjellje tjetër, ai do të ishte përsëri pjesë e kuqezinjve për të dhënë kontributin për skuadrën.
Një tjetër provë e këtij talenti erdhi sot, në ndeshjen e Osijek ndaj Dinamos së Zagrebit, kur Grezda tundi rrjetën për skuadrën e tij. Në fillimin e pjesës së dytë të sfidës, me rezultatin 1-0 për Dinamon vendase që është dominuese prej shumë vitesh e kampionatit kroat, Grezda leshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar, duke dërguar sferën pas krahëve të tij e barazuar shifrat.
Një gol i rëndësishëm për futbollistin që vazhdon të monitorohet me shumë interes nga stafi i kombëtares, siç e pranoi vetë Reja, edhe për faktin se më në fund bëhet protagonist brenda katërkëndorit me skuadrën e tij.
