Skuadra e Teutës mund të ketë rival në turin e dytë të Ligës së Europës një ekip të La Liga, më ssktësisht surprizën e kampionatit që sapo u mbyll. Ekipi i Granadës është rivali potencial i durrsakëve në turin e dytë, pasi është vendosur si kundërshtar i tyre në minigrupet e caktuara nga UEFA.
Në minigrupin 4, Teuta vendoset pikërisht përballë ekipit i cili është surpriza e ediconit të fundit në Spanjë, duke u renditur në vendin e shtatë dhe siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Sigurisht, një rival që do të ishte shumë i vështirë për durrsakët, por edhe një vitrinë e rëndësishme për të rinjtë e talentuar që ka në përbërje.
Emri tjetër në listë është ekip që ka përvojë në arenën ndërkombëtare e ka luajtur rregullisht edhe në grupe, ekipi qipriot i Apollon Limasol. me këtë skuadër vetë Teuta është ndeshur në turin paraeliminator të Kupës UEFA në sezonin 1994-1995, duke u mundur në të dy ndeshjet.
Ndërsa skuadra e tretë është rumune, FCSB, Steaua e Bukureshtit “moderne” që trashëgoi historinë e ekipit të lavdishëm që i përkiste ushtrisë. Klubi në pronësi të George Bekalit ka bërë investime të rëndësishme në dekadën e fundti ndaj padyshim do të ishte edhe ai një rival shumë i fortë për skuadrën e Martinit.
