Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekzekutoi biznesmenët në Laç, Eduart Lamaj në kërkim nga Greqia për trafik kokaine

11:42 / August 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eduart Lamajn
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eduart Lamaj, autori i vrasjes së dy biznesmenëve në Kurbin në fund të muajit maj, kërkohet nga Greqia si një nga kokat e trafikut të kokainës.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia, për akuzat e organizatës kriminale dhe trafikut të narkotikëve. Referuar dosjes penale, Lama, dyshohet si organizator i trafikut të 180 kg kokainë nga Amerika Latine me destinacion vendet e Bashkimit Europian, sasi e cila u bllokua muaj më parë në portin e Pireut në Athinë.

Neës24 mësoi se zyrtarët e drejtësisë greke kanë informuar palën shqiptare se kanë shpallur në kërkim Eduart Lamën dhe kërkojnë dorëzimin e tij. Por, në kushtet kur një shtetas shqiptar, nuk mund të ekstradohet nga Shqipëria drejt Greqisë, përderisa mungon një marrëveshje ekstradimi, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj iu kërkon autoriteteve të drejtësisë greke të transferojnë në Shqipëri procedimin penal për këtë person.

“Ministria e Drejtësisë në referencë të njoftimit të shpalljes në kërkim ndërkombëtar të shtetasit shqiptar, Eduart Lamaj, alias Leandro Simon nga autoritetet greke të drejtësisë, duke ju njoftuar për pamundësinë e ekstradimit nga Shqipëria në Greqi të këtij shtetasi, iu përcjell kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme për transmetimin origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin të, bashkë me përkthimin përkatëse të të gjitha materialeve që lidhen me procedimin penal ndaj tij, për akuzat e organizatës kriminale dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, shkruan Gjonaj në letrën dërguar homologut grek të drejtësisë.

Për këtë çështje, Neës24 u interesua edhe pranë SPAK nëse për Eduart Lamaj, është çelur një çështje penale, por nuk mori një përgjigje të qartë. Eduart Lama në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, ekzekutoi Likën e Markaj, në hollin e hotelit A&A në Laç. Ai mbeti i plagosur në ngjarje dhe u arrestua 20 ditë më vonë në një klinikë private ku shkoi për t’u operuar pasi gjendja shëndetësore e tij ishte e rëndë. Pavarësisht, se ai ka pranuar autorësinë e krimit, prokuroria ende nuk ka hedhur dritë mbi motivin e krimit. Por, akuza e re e dalë në dritë për të, duket se po orienton edhe prokurorinë shqiptare të hetojë për një vrasjes që lidhet me prishjen e pazareve të drogës./BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026

U dekretua sot në krye të SHISH, kush është drejtoresha e re që pason Vlora Hysenin, sfidat e saj në bashkëpunim me SPAK

13:09 / November 12, 2026

U prit me protestë në Dublin, Rama: Kjo është demokracia, por ndihem shumë i mirëpritur në Irlandë

13:06 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.