Për rreth gjashtë orë disa zona të Tiranës do të jenë pa energji elektrike për shkak të punimeve që do të kryhen nga OSHEE.
OSHEE thotë se janë punime të planifikuara nga Drejtoria qendrore e Tensionit të Lartë në linjën 35kV L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë, për eliminimin e disa problematikave. Stakimi i energjisë do të bëhet në datën 1 shtator gjatē intervalit kohor 08:00-14:00 në këto zona: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje, Pompat e Ujësjellësit Tiranë
