Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Thirrja e trishtë e pukjanit: Ngrihu Gjergj Kastrioti, Shqipëria po mbaron e rinia po ikën

13:02 / February 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogjergj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mesazh drithërues, lutje e ardhur nga dëshpërimi është ajo e një banori të Pukës që nuk sheh asnjë shpresë tek politikanët e djeshëm dhe të sotëm. Nga maja më e lartë e Pukës, Bib Ndue Biba, 54 vjeç i ka kërkuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit të ngrihet nga varri, qoftë dhe për pak ditë për të ardhmen e Shqipërisë pasi Shqipëria po mbaron thotë ai.

Një mesazh sa naiv aq dhe domethënës që tregon dëshpërimin e skajshëm të tij, dhe si ai dhe shumë të tjerëve.

Personazhi që siç mëson “BalkanËeb” ka punuar në ndërmarrjen “Rruga Ura” dhe Sharrat, nuk është i lajthitur siç mund ta interpretojë shumë kush por një njeri me një familje të rregullt dhe i shëndetshëm mendërisht por me sa duket tepër i vuajtur.

Në fund të apelit të tij, me fjalë që mund t’ia kalojnë dhe shumë ligjvënësve tanë, pukjani shpërthen në lot teksa i drejtohet Zotit dhe Shën Mërisë t’i dëgjojnë lutjen.

Mesazhi i tij

I dashur Gjergj Kastrioti, pranë tokës mëmë të qytetit Lezhë. Jam ngjitur në bjeshkët më të larta të miat në ‘Qafën e Livadh Kabashit’, quhem Bib Ndue Biba, jam nga Puka.

Duke humbur shpresat për Shqipërinë, duke më shtyrë atdhedashuria për vendin tim, për vëllezërit e mi, duke humbur shpresat për këtë qeverisje tash 25 vite mendova që t’ju drejtohem ju pasi Shqipëria ndodhet në rrezik. Rinia shqiptare po e braktis Shqipërinë, po largohet nga atdheu për të kërkuar një punë më të mirë. Por shtetet përreth po e dëmtojnë rininë shqiptare.

Shqipëria këtu qeveriset nga shumë parti. Jemi një popull i vogël sot, rreth 3 milionë. Janë krijuar disa parti, secila na kërkon ushtarë kundër njëra-tjetrës. Asnjë nuk po qeveris ashtu siç e do atdheu. Shqipëria vëlla Gjergji është e paçliruar, vetëm djemtë këngëtarë, vajzat dhe djemtë e thonë me këngët e tyre që Shqipëria është e copëtuar. Kam vërejtje për gazetarët, kam vërejtje për shkrimtarët vëlla Gjergji. Asnjë nuk e thotë se Shqipëria është e copëtuar. Kombi shqiptar tani ka probleme me punësimin.

Asnjë shtet i Evropës nuk po mundohet që të na kërkojë të shkojmë pas tyre. Në këto vite të demokracisë që u bë ndryshimi në Shqipëri, Evropa na mësoi të themi në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, e duam ‘Shqipërinë si gjithë Evropa’ por Evropa nuk po na ndihmon. Të gjitha veprat që kemi pasur në Shqipëri, të gjitha repartet e punës, të gjitha ndërmarrje Sharrat, të gjitha fabrikat janë mbyllur sepse Evropa na thoshte se ato punojnë me humbje.

Rinia shqiptare ka dalë e papunë. Prandaj duke humbur shpresat për këtë qeverisje, dëshiroj dhe lus Zotin, lus Zonjën e bekuar që lajmin tim ta sjellin ty vëlla Gjergji atje pranë varrit në Lezhë. Duke pa se më dhimbset Shqipëria, më dhimbset rinia shqiptare që po gërryen emigracioni, po e gërryejnë aksidentet, po e gërryen vëllavrasja me armët që kanë dalë nga depot, prandaj i dashur vëlla Gjergji të lus duke të lënduar rëndë ty në varr por meqenëse më shtyn atdhedashuria të lus dhe njëherë ngrihu nga varri për pak ditë vëlla Gjergji. Sepse Shqipëria po shuhet, rinia shqiptare mbaroi, Shqipëria po plaket. Prandaj e lus Zotin shumë që të ngrihesh nga varri dhe të vish ti porosisësh djemtë shqiptarë si qeveriset Shqipëria, kombi jonë i dashur.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=21&v=gxUYeQ9dP3k

gjergj rinia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.