Një ngjarje e rëndë u raportua sot nga mediat greke, ku një pacient shqiptar sulmoi me thikë infermieren e spitalit ku ishte i shtruar prej ditësh.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 05:30 të mëngjesit, teksa mësohet se infermierja ka lëndime serioze dhe në të gjithë trupin, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ajo ka thënë për mediat fqinje se shqiptari do i priste arterien kryesore dhe se ajo luftoi me të gjitha mënyrat për jetën e saj. “Ai do të më priste arterien karotide, por unë luftova me të gjitha forcat për jetën time. Për fat të mirë pacientët dolën nga dhomat”, ka thënë ajo.
Infermierja i rezistoi sulmit, ndërsa pacienti në gjendje të rënduar psikologjike, pasi e goditi u hodh nga kati i katërt i spitalit, duke i dhënë fund jetës. Pacientët dhe kolegët e infermieres, të alarmuar nga zëri i saj i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Sipas informacioneve, pacienti 59-vjeçar, me origjinë shqiptare, iu nënshtrua një operacioni në një javë më parë, ndërsa pas 2 ditësh do të dilte nga spitali. Ai thirri infermieren për ndihmë, teksa po e priste me një thikë kuzhine pas derës dhe sapo ajo hyri ai e sulmoi me thikë, e hodhi poshtë dhe vazhdoi ta godiste.
Pastaj ai ka dalë duke vrapuar nëpër korridore, e më pas është hedhur nga dritarja, duke ka gjetur vdekjen në vend. Policia greke po merret me zbardhjen e çështjes.
