Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Plus minus një votë/ Çfarë po ndodh pas zgjedhjeve në Mal të Zi?

23:38 / August 31, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
malii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas rezultateve preliminare koalicionet opozitare në Mal të Zi kanë fituar 41 vota nga 81 sa janë në kuvendin e këtij shteti. Partia Demokratike e Socialistëve, e drejtuar nga presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka fituar 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë.

Udhëheqësit e koalicioneve opozitare në Mal të Zi kanë thënë se kanë arritur pajtueshmëri për parimet mbi të cilat do të punojë qeveria e ardhshme.

Ata i kanë bërë këto komente pas një takimi të zhvilluar ditën e hënë ndërmjet koalicioneve opozitare, “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë”, që drejtohen nga politikanët, Zdravko Krivokapiç, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç.

Sipas opozitës, parimi i parë për të cilin është rënë dakord është se “qeveria e re demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare”.

Së dyti, që qeveria e re do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, që qeveria e re do të jetë e përbërë prej ekspertëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, kombëtare e të tjera.

“Qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, përmes rishikimit të të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Liritë e Fetare”, është thënë në deklaratë.

Ligji për Liritë Fetare, i miratuar në fund të vitit 2019, pati shkaktuar një konflikt të hapur midis institucioneve shtetërore dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Pjesa më e diskutueshme e këtij Ligji, përkatësisht ndryshimet e të cilit po kërkon Kisha Ortodokse Serbe, kanë të bëjnë me pronën e bashkësive fetare.

Ndryshe, Fronti Demokratik, parti udhëheqëse e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi” mbron lidhje të forta me Serbinë dhe është e përkushtuar ndaj Rusisë. Gjithashtu e njëjta është e afërt edhe me Kishën Ortodokse Serbe. Opsioni tjetër, por më i butë, përbëhet nga demokratët, të cilët po ashtu e përkrahin kishën. Sidoqoftë, për shkak të afërsisë së pozicioneve, koalicioni i tyre me Frontin Demokratik zakonisht nuk vihet në diskutim.

“E zezë në të bardhë” e drejtuar nga Dritan Abazoviq është një koalicion qytetar që gjatë fushatës ka bërë thirrje për formimin e një qeverie të ekspertëve. Ky koalicion fajëson autoritetet malazeze për “korrupsionin dhe nepotizmin” e lartë në mesin e shoqërisë, i cili është shpërfaqur në raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin në proceset e integrimit evropian më 2019.

Anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Zoran Vujiçiç ka thënë për Radion Evropa e Lirë se seancën e parë e parlamentit të sapozgjedhur e thërret kryetari i parlamentit të mëparshëm, në këtë rast Ivan Brajoviç, dhe se kjo seancë mbahet jo më vonë se 15 ditë pas njoftimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Sipas rregullores këtë seancë e drejton deputeti më i vjetër në parlament.

“Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, e propozon mandatarin për kryeministër brenda 30 ditëve nga dita e konstituimit të parlamentit. Kryeministri i caktuar paraqet programin e tij në kuvend dhe propozon përbërjen e qeverisë. Parlamenti vendos për programin e mandatarit dhe për përbërjen e qeverisë në të njëjtën kohë “, ka deklaruar Vujiçiq.

Ndryshe, qeveria duhet të zgjidhet brenda 90 ditëve nga dita e propozimit të kryeministrit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka 15 ditë për të shpallur rezultatet përfundimtare të votimit nga dita e zgjedhjeve.

Sidoqoftë, ky rregull nuk është i prerë pasi ekzistojnë edhe afatet tjera në rast të dorëzimit të ankesave. 

mali i zi minus nje vote
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.