Pak orë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në Malin e Zi dhe kalimit të Gjukanoviç në opozitë, janë sulmuar nga qytetarë zyrat e DSP në disa komuna. Plužine, Pljevlja dhe Danilovgrad .
Lajmin ek a bërë me dije vetë Milo Gjukanoviç, i cili e ka atemuar si një sulm politik e aktik të qytetarëve ndaj zyrave të partisë së tij në këto komuna. Gjukanoviç shkon më tej kur shton se partia që erdhi në pushtet nuk di të festoj fitoren në një mënyrë të kulturuar dhe civilizuar.
Në reagimin e tyre partia Demokratike e Socialistëve iu bën thirrje autoriteteve shtetërore që të gjejnë dhe ndjekin penalisht sulmuesit në përputhje me kompetencat e tyre.
STATUSI I PLOTË
Sulmet e turpshme në mjediset e Partisë Demokratike të Socialistëve në komunat Plužine, Pljevlja dhe Danilovgrad flasin më së miri për friken e sulmuesve, primitivizmin e tyre dhe faktin që alternativa e tyre politike nuk di të festojë në një mënyrë kulturuar dhe të civilizuar për atë që ata e konsiderojnë një rezultat të mirë të zgjedhjeve.
Partia Demokratike e Socialistëve ka festuar fitoret e saj të panumërta, por askujt nuk i ka shkuar ndërmend të tregojë gëzim duke prishur mjediset e një konkurrenti politik. Respektimi i ndryshimeve, përfshirë ato politike, është një nga vlerat e shoqërisë moderne malazeze, të cilën as vandalë të tillë nuk do ta vënë në dyshim
Ne po u themi sulmuesve se shkopi ka dy skaje, dhe se me siguri do të gjejmë një mënyrë për të mbrojtur pronën dhe njerëzit tanë