Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Burrel-Klos, ku një kamion është përplasur me një makinë.
Sipas të dhënave të para mësohet se aksidenti ka shkaktuar trafik rreth 3 km, ndërkohë që raportohen disa të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje teksa pritet të japë të dhëna për aksidentin.
