Kryeministri Edi Rama ka caktuar Ilir Beqajn drejtues politik ne Shkodër.
Shkodra ishte pa drejtues politik që pas ikjes së Valdrin Pjetrit.
Vendimi që Ilir Beqaj të udhëheqë socialistët e qarkut Shkodër do të zyrtarizohet në asamblenë socialiste që mblidhet këto ditë.
Ndërkohë, pritet që Edi Rama të marrë një tjetër vendim me rëndësi: me kë do ta zëvendësojë Vangjush Dakon në Durrës, i cili është ende anëtar kryesie dhe drejtues politik i qarkut.
Dako është tashmë jashtë loje, të paktën nga funksionet zyrtare dhe se Rama po kërkon për një emër të qëndrueshëm.
