Barcelona është një nga klubet më të famshëm në glob dhe arrin të fitojë miliona euro nga shitja e fanellave të dizenjuara nga kompania amerikane “Nike”. Ditën e sotme katalanasit kanë njoftuar se ka nisur zyrtarisht shitja e fanellave të sezonit të ri.

Një veprim, që tregon edhe një herë se Mesi nuk do të mund të largohet nga dera kryesore nga klubi, ku kaloi dy dekada dhe korri sukses të madh. Nga ana tjetër babai i Leos, Horge ka zbarkuar në Barcelonë dhe mediet raportojnë për një takim mes tij dhe presidentit Bartomeu.
Gjatë daljes nga aeroporti Horge i është përgjigjur vetëm më një fjali pyetjeve “breshëri” të gazetarëve të shumtë: “Nuk di asgjë djema”. Një fjali që nuk tregon asgjë, por vetë ardhja e tij në Barcelonë kumton se po punohet që Mesi të lërë Barcelonën dhe të bashkohet me Mançester Sitin, ku drejton Pep Guardiola.