Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Nga Flamur Vezaj / “Vettingu” dhe ONM-ja për SHOW!

16:01 / February 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamur vezaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej kohesh kam shkruar që disa anëtaë të KPK-se ose thënë ndryshe “Vettnigut” nuk e meritonin vendin ku janë! Qoftë për lidhjet me politikën, kanë qenë të hetuar për vepra të ndryshme penale, kanë probleme me pasuritë, lidhje me krimin etj etj! Por ve ç këtyre, kam shkruar edhe për mos standardizimin e vendimmarrjes së tyre! Pasi kam konstatuar se disa trupa gjyqësore të KPK-së po gjykojnë me disa standarde duke ia kaluar edhe ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dikur, të cilët për një  çështje të njëjtë kishin tre vendime të ndryshme (praktika) duke bërë lëmsh gjyqtarët e Apelit apo Shkallës së Parë! Atëherë për këto vendimet e Gjykatës së Lartë, kolegët e tyre e juristët thoshin që vendinmarrja ishte bazuar nga fakti se kush paguante më shumë, d.m.th  çështje pazari!! Por tani  çfarë duhet të mendojmë për keto vendimet e “Vetingsave” që edhe pse konstatojnë shkelje i konfirmojnë në detyrë?!!! E disa të tjerë, ndonëse edhe me shkelje më të vogla i kanë shkarkuar!! #Për këto e detaje të tjera dhe  çdo ditë e më shumë, po më mbushet mendja se disa prej këtyre “vetingsave” vendimarrjen e kanë të dyshimtë, për interesa personale, të njohjeve apo edhe konjukturave politike!!

#Ja disa nga vendimet e konfirmimit të prokurorëve e gjyqtarëve, por që kanë pas shkelje dhe janë ankimuar nga Komisioneri Publik ose institucioni i vëzhguesve ndërkombëtarë si ç njihet ONM-ja të cilët kanë kërkuar shkarkimin në fazën e parë ose më pas kanë ankimuar vendimet! Por si ç duket anëtarët e KPK-se nuk po ia “fishkëllejnë” shumë këtij përfaqësuesit të ONM-së në fazën e parë të gjykimit! E kur shoh rastet (që rendita më poshtë), të them të drejtën më lënë shije të keqe dhe që mendoj se ky proces nuk po arrin të më bindë se reforma po funksionon! Ndoshta në ditët në vazhdim “vetingsat” do të krijojnë eksperiencë e do të reflektojnë në vendimmarrjet e tyre për t’i standardizuar këto vendime, por dyshoj se do të arrihet në një praktikë të unifikuar!!!

RASTET:

Xhezahir Zaganjori – ka kryer evazion të ligjshëm – U konfirmua!

Artur Malaj – fshehu vilën ONM kërkoi shkarkimin – U konfirmua!

Ilir Toska – DSIK-ia kërkoi shkarkimin – U konfirmua!

Edmond Islamaj – Privatizoi prona me  çmim qesharak, Komisioneri apelon – U konfirmua!

Besnik Cani – Probleme me pronat dhe aspektin professional, ONM kërkoi shkarkimin – U konfirmua!

Marcela Shehu – bashkëjetuesin në burg për korrupsion – U konfirmua!

Gent Osmani – ONM kërkoi shkarkimin – U konfirmua!

Gentjan Medja – ONM kërkoi shkarkimin – U konfirmua!

Donika Prela – Nuk pagoi taksat – U konfirmua! 

Flamur Vezaj onm Vettingu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.