Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erion Braçe plas ‘bombën’, zbulon prapaskenat e forta të Metës dhe Bashës: Po kontaktojnë kriminelë për…

19:05 / September 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas apelit të Ambasadës Amerikane që partitë politike të rrinë larg elementeve kriminale zëvendëskryeministri Erion Braçe akuzon ashpër presidentin Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha se po kontaktojnë çdo ditë njerëz të krimit me synim për të ndikuar në zgjedhjet e 2021.

Për Report TV, Braçe i kërkoi policisë të ndërhyjë për të neutralizuar këta individë të botës së krimit.

“Dje është bërë publike një thirrje e qeverisë së SHBA drejtuar udhëheqësve shqiptarë, përfshirë edhe PS, përmes ambasadores së SHBA, një thirrje shumë e drejtë, por është e pamjaftueshme. Ajo që mua më shqetëson është kontakti në botën e krimit, që mua më shqetëson. Nga njëra anë i dëgjoj të katërt, Berishën Bashën, Metën e Kryemadhin që flasin për këtë gjë, por nga ata tjetër po kontaktojnë me ata që janë pjesë e botës së krimit, po kontaktojnë ata që janë të fortë. Unë se kam pasur nevojën kurrë, as kur kam qenë deputet në Poliçan, as në Berat, as sot në Divjakë e Lushnje. Kush bën punë përditë në kontakt me popullin, u hap telefonin, u shërbej njerëzve që kam patur. Kudo ku lëvizin këto personazhe që janë udhëheqës të rëndësishëm të opozitës sot apo partive politike që do konkurrojnë nesër në zgjedhje, shikoj në enturazhin e tyre se janë pisa, horra, se janë njerëz që lëvizin me thasë me para. Në zgjedhjet e 2017-s, janë rishfaqur sërish në Lushnje, rreth këtyre udhëheqësve politikë, banditë rrugësh, janë kontaktuar nga këta njerëz dhe kontaktohen publikisht në ambiente publike. Kjo më shqetëson mua. Kjo më bën të kërkoj që policia të bëjë detyrën kundrejt kontingjentit kriminal që blen vota dhe intimidon dhe ndikon tek votuesi përmes pushtetit që kanë një territor të caktuar”, tha Braçe.

Për Braçen këto kontakte më këto personazhe tipike dhe kriminale po rilidhen për zgjedhjet e ardhshme për të marrë sa më shumë vota përmes forcës.

“Patjetër që këto kontakte kanë funksion në zgjedhjet e ardhme se për çfarë i takon tani në Fier, Lushnje, Krujë, Lezhë dhe janë personazhe tipike që ditën i ke nëpër foltoret e partive duke folur kundër krimit dhe në darkë duke pirë me ta nëpër tavolina”, tha Braçe.

erion braçe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.