Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjenerali turk: 48 orë Greqisë të tërheqë ushtrinë nga ishujt, ndryshe i marrim me luftë

21:05 / September 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjenerali turk në pension Deniz Kutluk i kërkon qeverisë së Presidentit Erdogan të lëshojë një “ultimatum” për Greqinë për tërheqjen e menjëhershme nga ishujt e Egjeut ose në të kundërt të ndërhyhet ushtarakisht.

“Turqia duhet të thotë se “Greqia brenda 48 orësh të tërhiqet ose përndryshe ne e kemi këtë fuqi për t’i marrë një nga një”, tha ai në mënyrë provokuese. Admirali në pension akuzoi Greqinë, se ajo kërkon të ndërhyjë në zonat detare që i përkasin Turqisë, por e paralajmëroi se nëse reagon mund ta pësojë.

“Greqia duke thënë se “Shtetet e Bashkuara më mbështetën, ne e zgjidhëm çështjen me Egjiptin”, bënë hapa drejt rajoneve të Turqisë. Flotat tani janë në fushë. Forcat greke janë në Egje.

Me shumë mundësi nëndetëset e tyre janë në Mesdhe. Forcat greke janë fshehur prapa ishujve dhe po presin. Flota turke e di këtë dhe ka marrë pozicione strategjike. Nëse Turqia dëshiron t’i marrë, i merr ato ishuj. Ajo që po bën Greqia është një shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha ai, shkruan prothotema.gr.

Kutluk nuk u kurseu as Francën, të cilën ai e akuzoi për shkelje të ligjit ndërkombëtar, ndërsa paralajmëroi se forcat turke mund të kapnin aeroplanmbajtësen franceze që lundronte në Mesdheun Lindor brenda dy ditësh, raporton abcnews.al.

“Franca është e angazhuar në dërgimin e avionëve luftarakë atje dhe ngritjen e një baze ajrore në Qipro. Këto janë manovra gjeopolitike. Nga njëra anë, ata duan të shesin armë dhe anije në Greqi. Këto hapa duhet të ndalen nga organet ndërkombëtare sepse ato janë shkelje e ligjit.

Por nuk besoj se Franca dhe Turqia do të përplasen” tha ai. Tensionet mes dy vendeve, Greqisë dhe Turqisë për çështjen e detit vijojnë që të rriten nga dita në ditë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.