Shqiptari Dritan Abazociç, i cili është kthyer në faktor politik në Mal të Zi ka kërkuar falje për deklaratën e tij se heroi kombëtar i Shqipërisë, Skënderbeu ishte serb. Në një intervistë së fundmi në gjuhën shqipe, Abazoviç ka kërkuar falje për deklaratën e bërë, duke u shprehur se e gjitha ka qenë një lapsus, dhe se ai ishte nxitur nga gazetari ta bënte një deklaratë të tilla.
Më tej ai shtoi se në pjesën e dytë të emisionit kishte folur edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe për pavarësinë e Kosovës.
“Ajo deklaratë nuk ka pasur qëllim të keq dhe unë absolutisht pranoj gabimin. Kam kërkuar falje publike lidhur me atë. Në të dytën pjesë të emisionit, kam folur për pavarësinë e Kosovës. Kam folur për Hashim Thaçin. Kur ka thënë lidhur me çështjen e Skënderbeut, kam thënë që figura e tij është paqësore dhe burrni. E kam bërë gabimin dhe kam kërkuar falje. Kush ka dashur ta kuptojë që është bërë një lapsus e ka kuptuar. Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka imponuar gazetari”, ka shtuar ai më tej.
Pak ditë më parë,mediat serbe publikuan një intervistë tijën në të cilën Abazoviç shprehej se prindërit e Skënderbeut ishin sllavë dhe se ishte kundër një busti në Ulqin.
