Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Moldavi-Kosovë / “Dardanët” në sulm por nuk thumbojnë, Shaland nis zëvendësimet (Video)

22:15 / September 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moldavi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moldavi-Kosovë 1-0
20′ Nikolaesku

Moldavia: Koshelev, Reabçiuk, Mudrac, Armash, Posmac, Ionita, Platica, Rata, Karp, Nikolaesku, Kaimakov (56′ Koçiuk)
Trajner: Engin Firat

Kosova: Muriç, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Vojvoda (59′ Hadërgjonaj), Shala (59′ Celina), Kryeziu, Rashica, V. Berisha, Zeneli, Kololli.
Trajner: Bernard Shaland

KV: Platica /Shala

MINUTË PAS MINUTE

65’ Predhë nga jashtë zonës në të djathtë e e Rashicës, portiere vendas grushton me vështirësi e më pas Hadërgjonaj provon të gjuajë me kokë, por gardiani moldav këtë radhë kontrollon.

61’ Disa harkime radhazi në zonën moldave, me mbrojtjen vendase e portierin që largojnë në ccdo mënyrë topin përballë “shtetrrethimit” të skuadrës kosovare.

59’ Zëvendësim i dyfishtë te Kosova me Hadërgjonajn e Celinën që aktivizohen në vend të Vojvodës e Shalës.

51’ Kombinim i shkëlqyer i dyshes Zeneli-Berisha, me këtë të fundit që tenton portën por nuk gjen kuadratin.

49’ Rashica krijon hapësirë për Vojvodën në krah me mbrojtësin që ka kohë të kalibrojë një harkim në zonë por portieri del dhe kontrollon sferën para devijimit të Kolollit.

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin moldav e me Kosovën në sulm në kërkim të një goli që nuk vjen pasi mungojnë gjuajtjet në kuadrat.  

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

34′ Zeneli fiton një goditje dënimi interesante pranë fundores në krahun e majtë të sulmit, por harkimi në zonë largohet me vështirësi nga mbrojtja moldave e cila për momentin nuk lë asnjë hapësirë për sulmuesit e rrezikshëm kosovarë.

27’ Kosova është hedhur e tëra në sulm në kërkim të barazimit por lë hapësira mbrapa dhe vetëm një ndërhyrje e Rrahmanit i eviton Nikolaeskut që të shfaqet përsëri i vetëm para Muriç.

20’ GOOOL Moldavia, shënon Nikolaesku. Harkim nga e djathta, Karp gjuan me kokë por gjen Muriç të gatshëm. Megjithatë Nikolaesku vjen me shpejtësi dhe dërgon topin në rrjëtë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

https://streamable.com/rvqhib

9’ Aksion nga e majta e përfaqësueses kosovare me dyshen Zeneli-Kololli që mundohet të harkojë në zonë, por pa sukses.

7’ Rashica nga e djathta gjen hapësirën për të gjuajtur ne portë dhe godet, por nuk gjen kuadratin me sferën që përfundon jashtë.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Parmës.

Kosove Moldavi thumbojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.