Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka telefonuar pasditen e sotme kancelaren gjermane Angela Merkel, për ta kritikuar në lidhje me faktin që Gjermania ka mbështetur Greqinë për konfliktin në Mesdheun Lindor.
Mediat greke shtojnë se Erdogan i ka thënë prerë Merkel që sjellja egoiste e Greqisë nuk duhet mbështetur.
“Ne jemi për një shpërndarje të drejtë në mënyrë që të gjithë shtetet bregdetare të mund të fitojnë. Por Greqia, Qiprio dhe vendet që e mbështesin atë, përshkallëzojnë tensionin dhe nuk promovojnë një zgjidhje të përbashkët. Është e papranueshme për disa vende të mbështesin sjelljen egoiste dhe të padrejtë të Greqisë. Turqia gjithmonë dhe kudo do të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në çdo rast dhe veprim që nuk do të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Turqia mirëpret kontributin dhe përpjekjet tuaja për një zgjidhje,”– mësohet të jetë shprehur Erdogan.
Kjo telefonatë vjen 24 orë pas ndërhyrjes publike të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, i cili kërkoi de-përshkallëzimin dhe fillimin e një dialogu midis Greqisë dhe Turqisë.