Droga “Krokodil” është një nga drogat më të forta dhe shkatërruese në botë.
Mund të krijohet në shtëpi me disa elementë që blihen në farmaci, duke i krijuar personave që e përdorin plagë që duken si djegie cigaresh në fillim, por me kalimin e kohës ato bëhen gjithnjë e më të mëdha, duke ngrënë mishin, shpesh herë edhe kockat.
Kjo lloj droge, që të ha të gjallë përbëhet nga kodeina, që gjendet në tabletat që merren në rast ftohjeje, e cila kombinohet me disa elementë të tjerë që mund të blihen pa recetë.
