Pas përfundimit të takimit me Presidentin Meta, ndaj të cilit mbajti një qëndrim indiferent dhe i tha se mund të caktonte cilën datë të donte për zgjedhjet e 2021, kryeministri Rama i është rikthyer rutinës së përditshme për të qenë sa më pranë shqiptarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama treguar se tullë pas tulle po ngrihen shtëpitë e prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar në Shijak e në Kavajë. Rama ka premtuar sërish se askush nuk do të jetë vetë, pasi qeveria gjithmonë do t’i vijë në ndihmë.
“Tullë pas tulle e mur pas muri, po ngrihen shtëpitë e familjeve të prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar në Shijak e në Kavajë
#TiNukDoJeshKurrëVetëm”, shkruan kryeministri Rama.
