Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjyqtari i Apelit Tiranë, Artur Gaxha në vetting probleme serioze me pasurinë

15:48 / September 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artur Gaxha1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtari i Apelit Tiranë, Artur Gaxha, këtë të premte ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për vetting.

Sipas ILDKP, deklarimi është i saktë dhe nuk ka konstatuar asnjë fshehje pasurie dhe konflikt interesash. Apartament 124,8 m2 blerë 1 milion lekë në bashkëpronësi me bashkëshorten, legalizuar në vitin 2011. Subjekti ka deklaruar se apartamenti ka qenë me qira prej tij nga viti 1998. Në 2004 kjo pasuri i është blerë babait të bashkëshortes së tij. Nga hetimi i KPK rezultoi se në janar 1998 babai i bashkëshortes ka blerë aparament 110 m2 në vlerën 2 milionë lekë. Në kontratën e qirasë së vitit 1999, apartamenti figuron i regjistruar dhe i dhënë me qira te Gaxha. Gaxha e ka blerë te vjehrri apartamentin.

Nga deklaratat vjetore rezulton se në deklarimin fillestar nuk përmendet ekzistenca e shtesës së pallatit. Në atë të vitit 2006 nuk është deklaruar aplikimi për legalizim. Në 2011 nuk është deklaruar regjistrimi i saj në hipotekë. Në lidhje me çmimin, për shkak të marrëdhënies baba-bijë dhe faktit që kishin paguar qira për disa vite, janë dakordësuar që vlera e shitjes të ishte 1 milion lekë.

Subjekti ka pasur burime të mjaftueshme. Apartament 180 m2 në Tiranë, blerë në 2015 në vlerën 200 mijë euro. Si burim pasurie, 120 mijë euro kredi. 40 mijë euro nga shitja e apartamentit në Golem. 1,5 milionë lekë nga shitja e autoveturës dhe kursime.

KPK shprehet se në 2010 nuk është deklaruar burimi i shumës 60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën. Kontrata e sipërmarrjes me kompaninë ndërtuese e nënshkruar në 2010, ndërsa kontrata e shitblerjes në 2015. U evidentua ndryshimi i planit të pagesave të pohuara në kontratën e sipërmarrjes. Kësti i parë 60 mijë euro më 5.10.2010; Kësti i dytë 120 mijë euro në shkurt 2011; Kësti i tretë 20 mijë euro brenda 2011. Sipas deklarimit, burimi i shitjes së apartamentit në Golem, makinës dhe kursimet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.