Delegacioni i Kosovës nuk është nisur ende nga hoteli ku po qëndron drejt Shtëpisë së Bardhë, ku pritet të zhvillojnë takimin me Presidentin e SHVA-ve, Donald Trump.
Berat Buzhala, në një lidhje live nga Amerika, bëri me dije, se brenda ekipit të Kosovës ka ndodhur një përplasje që pritet të zgjidhet. Shkak për këtë konflikt mes tyre mësphet se është bërë tërheqja e Ramush Haradinajt, pas pakënaqësive të AAK-së.
“Por Shtëpia e Bardhë, është vetëm 30 sekonda larg me veturë, nga hoteli ku po qëndron delegacioni,” tha Buzhala ndër të tjera. Por vetëm pak minuta më vonë sikurse shkruan edhe “Gazeta Express” Haradinaj është tërhequr nga kërcënimet e tij ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, se do ta lë Qeverinë.
