Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Qingji më i shtrenjtë në botë kap vlerën e 392 mijë euro, pse “Double Diamond” i bëri fermerët në ankand të “çmendeshin” pas tij

23:41 / September 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qingji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka njerëz që shpenzojnë miliona për të blerë kafshën e tyre të preferuar, ka dhe të tjerë që preferojnë të adoptojnë, por rasti i një qingji në Skoci është i veçantë. Një qingj i llojit “texel” i qujtuar Double Diamond, i cili përshkruhet si “gjenetikisht i përsosur” është bërë kohët e fundit qingji më i shtrenjtë në botë, pasi ai u shit në një ankand në Skoci për 392.000 euro.  

Kjo shifër e ka kaluar rekordin për çmimin më të lartë të deleve që është vendosur në 2009, ku një dele është shitur 256,000 euro. Delet e llojit “Texel”, gjenden në ishullin e vogël Texel, i cili shtrihet në brigjet e Hollandës dhe zakonisht shiten shtrenjtë për mishin dhe leshin e tyre.

Por “Double Diamond”, është shumë i veçantë, duke i bërë të gjitha delet e tjera Texel me të vërtetë të lira. “Double Diamond” është një qingj me një trashëgimi të jashtëzakonshme gjenetike dhe shumë fermerë në Mbretërinë e Bashkuar donin që ta blinin.

“Ishte më nervozuese sesa emocionuese. Ne e dinim se ishte diçka shumë e veçantë, është një kafshë e jashtëzakonshme, e mbështetur nga trashëgimia e mirë gjenetike. Kishte rreth shtatë apo tetë njerëz që e dëshironin me të vërtetë, dhe kjo është arsyeja pse çmimi u rrit kaq shumë,”- ka thënë njëri prej blektorev Jeff Aiken.

Para ankandit, Aiken dhe një fermer tjetër kishin vendosur të bënin oferta të përbashkëta për qingjin, por, ndërsa konkurrenca gjatë shitjes u rrit, një fermer i tretë u bashkua në partneritet. Kështu, të tre prodhuesit arritën të tejkalonin të gjithë të tjerët, duke ofruar gati gjysmë milioni euro për Double Diamond.

Por çfarë do të bëjnë të tre prodhuesit me një kafshë të tillë që kushton kaq shumë?
Ata do ta përdorin atë me radhë për ta çiftuar me “Texels” të tjera femra në shkëmbim të një tarife dhe ndërsa plaket, sperma e kafshës do të mblidhet dhe ruhet për t’u përdorur në mbarësimin artificial dhe kështu të jetë në gjendje të vazhdojë të transmetojë gjenet e tij. Kemi përshtypjen se, sapo të arrijë pjekurinë seksuale, Double Diamond do të duhet të punojë shumë për të justifikuar çmimin e tij.

392 mije euro qingji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.