Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e celulës terroriste ku bënte pjesë nëna e 3 fëmijëve nga Tirana, kryenin martesa mes të rinjve dhe i çonin luftëtarë për ISIS-in

09:54 / September 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Celula1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 43-vjeçare e cila ishte dënuar për terrorizëm dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar pasditen e së premten në Tiranë.

Bëhet fjalë për Lubjana Gjeçajn, nënë e tre fëmijëve, e cila u vu në prangat e policisë në një operacion mes uniformave blu dhe homologëve italianë. Arrestimi i saj u bë me qëllim ekstradimi në shtetin fqinj, pasi ishte dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Si u krijua rrjeti

Një krushqi e lidhur në vitin 2014 mes familjes së një vajze të re italiane dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi u shndërrua në një celulë terroriste që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in (shtetin islamik). 

Pas 8 muajve hetime në 2014, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga (4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez). Pjesë e këtij grupi ishte Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni, dhe Lubjana Gjeçaj, e arrestuar pasditen e së premtes në Tiranë.

Ky grup i strukturuar kriminal, kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.