Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vaksina ruse kundër koronavirusit funksionon, “The Lancet”: Ka krijuar antitrupa!

17:25 / September 5, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vaksina COVID
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët ruse nxorën raportin e tyre të parë mbi vaksinën e koronavirusit duke thënë se testet e hershme treguan shenja të një përgjigjeje imune të organizmit.

Raporti, i publikuar në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”, thotë se çdo personi, të cilit iu administrua vaksina zhvilloi antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk paraqiti asnjë efekt anësor serioz. Rusia e licencoi vaksinën për përdorim lokal në muajin gusht, duke u bërë vendi i parë që bënte diçka të tillë, që përpara se të dhënat të bëheshin publike.

Ekspertët thonë se testet janë zhvilluar në shkallë shumë të vogël për të provuar qartë efikasitetin e tyre dhe sigurinë. Por Moska i përshëndeti rezultatet e fundit, duke i cilësuar si përgjigjen më të mirë ndaj kritikëve. Disa mjekë perëndimorë kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë e punës së Rusisë, duke lënë të kuptohet se gjatë rrugës, mund të jenë kapërcyer hapa të rëndësishëm.

Muajin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin deklaroi megjithatë se vaksina i kishte kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara dhe tha madje se një të tillë, ia kishte dhënë edhe vetë vajzës së tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armëpushim energjetik, Rusia “sfidon” Trump: Sulm me dronë centraleve elektrike

15:20 / October 12, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Marta Kos kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Janë të papranueshme

14:05 / October 12, 2026

Rama: “Pasqyra e Çmimeve” me 238 artikuj, synojmë të shkojë 1000 deri në fund të vitit

13:09 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.