Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Në luftë me koronavirusin! India shënon mbi 1 mijë viktima të reja, Brazili dhe Meksika disa qindra

21:31 / September 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ghytj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.089 vdekje, në Brazil 888 ndërsa në Meksikë 522.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 86.432 raste të reja, duke e rritur në 4.023.179 numrin e të infektuarve ndërsa me 1.089 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 69.561.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 3.107.223.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 50.163 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 4.091.801 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 125.502 me 888 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 845.016 raste dhe 31.091 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.278.243.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 522 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 66.851. Ndërkaq, me 6.196 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 623.090.

Deri më tani, në vend janë shëruar 434.667 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

1 mije india viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.