Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Të gjithë online gjatë karantinës; Përdorimi i internetit nga celularët me rritje vjetore 34% në T2

10:12 / September 7, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1584653573 internet celular
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi i komunikimeve të lëvizshme është gjithnjë e më e i orientuar tek interneti. Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) treguan se konsumi mesatar mujor i internetit gjatë tremujorit të dytë u rrit me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Mbyllja e ekonomisë dhe kufizimet e lëvizjes që u shtrinë në pjesën më të madhe të tremujorit të dytë duket se kanë nxitur më shumë rritjen e përdorimit të internetit nga individët.

Mbyllja duket se ka sjellë një gjallërim edhe në trafikun e thirrjeve zanore nga rrjetet celulare. Pas disa tremujorësh në rënie, përdorimi mesatar mujor i thirrjeve u rrit me 8.7% krahasuar me tremujorin e parë, duke ngelur gjithsesi në rënie të lehtë krahasuar me vitin e kaluar.

Kufizimi i lëvizjeve ndërkufitare mund të jetë gjithashtu një tjetër faktor që e ka ndikuar përkohësisht tregun, duke ulur edhe më shumë numrin e përdoruesve aktivë (të shprehura si karta SIM aktive), por edhe volumin total të thirrjeve nga rrjetet celulare.

Ulja e numrit të përdoruesve aktivë është një tendencë afatgjatë, që nisi në momentin kur AKEP ndaloi diferencimin e tarifave për thirrjet hyrëse dhe dalëse. Prej atëherë, shumica e përdoruesve nuk kishin më nevojë të mbanin disa karta SIM, për të four brenda rrjeteve përkatëse.

Përtej ndikimit të faktorëve kalimtarë, të dhënat dëshmojnë se rritja e tregut tashmë është zhvendosur në shërbimet e internetit. Aparatët smartphone kanë bërë që shumica e përdoruesve të lundrojnë në internet përmes telefonit, ndërsa aplikacionet e komunikimit si whatsapp ose viber kanë zëvendësuar masivisht mesazhet e shkruara, por pjesërisht edhe thirrjet zanore.

Kjo po rrit nevojën për investime dhe kapacitete transmetuese të internetit me brez të gjerë përmes këtyre rrjeteve. AKEP ka planifikuar që në muajin shtator të tenderojë brezat e parë të frekuencave për teknologjinë 5G. Zgjerimi në gjeneratën 5G megjithatë shtron edhe probleme të eficiencës dhe konkurrencës në treg.

Në vitet e fundit, vetëm operatori me fuqi dominuese në tregun e pakicës, Vodafone Albania, ka arritur të ruajë në vijimësi rezultat financiar pozitiv. Mungesa e fitimeve mund të kufizojë ndjeshëm mundëistë për investime të operatorëve të tjerë në frekuenca dhe teknologji, çka në afatin e gjatë do të çonte në forcimin e operatorit dominant dhe në çmime më të larta për përdoruesit. Në dy tenderët e fundit për frekuenca 4G të zhvilluara në vitet 2018 dhe 2019 (në brezin 800 Mhz), vetëm dy nga tre operatorët paraqitën oferta./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026

OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar

11:28 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.